Sot ndizen qirinj për nder të viktimave që humbën jetën në aksident me ambasadoren turke
Ndizen qirinj për viktimat në trafik, 6 persona humbin
jetën">
jetën vetëm në dy ditët e fundit Për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në
Trafikun Rrugor bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur
jetën">
jetën në aksidente në
trafikun rrugor, para Teatri Kombëtar në ora 18:00.
E diela e tretë e muajit nëntor, është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në
trafikun rrugor.
Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin
jetën">
jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.
Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.
Vetëm në dy ditët e fundit kanë
ndërruar jetë 6 persona si pasojë e aksidenteve.
4 persona të një familje humbën
jetën">
jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi të premten mbrëma në Mramor të Prishtinës, ndërsa mbrëmë nga një aksident i ndodhur në Malishevë ka
ndërruar jetë dhe një grua.
Ndërsa, për shkak të një aksidenti të ndodhur më 12 nëntor, një person ka
ndërruar jetë ditën e djeshme në QKUK.
Shtuar më 18/11/2018,
ora 09:04