Sot mos dilni pa çadra
Pas një jave me mot stabil dhe të ngrohtë, meteorologët parashikojnë që vendin tonë nga dita e sotme ta kaplojë një valë e ajrit të ftohtë i cili vende-vende do të sjellë edhe të reshura të shiut.

Temperatura më e ulët e ditës do të sillet rreth 5 gradë kurse ajo më e larta deri në 17 gradë Celsius.

Qyteti me temperaturë më të lartaditës do të jetë Gjilani me 3 gradë celsius në mëngjes kurse me temperaturën më të lartë plus 17 gradë Celsius, kurse qyteti më i ftohtë Mitrovica me vetëm 2 gradë në mëngjes kurse më e larta e ditës plus 7 gradë Celsius.

Në Prishtinë në mëngjes temperatura do të sillet rreth 5 kurse ajo më e larta e ditës 11 gradë Celsius por me periudha më të gjata kohore me diell.

Mot i ftohtë dhe me të reshura të herëpashershme të shiut pritet të mbajë deri në fillim të javës së ardhshme.
Shtuar më 26/03/2019, ora 08:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori