“Grumbulli i plehrave qëndron plot”, vajza e Lasgush Poradecit denoncon skandalin me varrin e të atit (FOTO LAJM)

Vajza e poetit shqiptar, Marie Poradeci, ka denoncuar skandalin pranë varrit të të atit të saj.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, ajo ka vënë në dukje se përqark varrit të të atit, Lasgushit, është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.

“Bashkisë së Pogradecit t’i vijë turp me grumbullin dhe kazanin e plehrave që gjithmonë qëndron plot mbi kokën e varrit të Lasgush Poradecit”, shkruan ajo në postimin e saj.

Janë këto disa prej vargjeve të poezisë së njohur “Dremit liqeri” të mjeshtrit të lirikës Lasgush Poradeci, pa ditur që 35 vite pas vdekjes së tij, qyteti që dashuroi aq shumë, do të lejonte degradimin e banesës së fundit.

“Tashi po shuhet nënë mal

Qytet’i  ngrysur në zi.

Po ndizen yjtë dal-nga-dal

Plot bukuri ! Plot fshehtësi !”/albeu.com/