Sot, Ministria e Arsimit në ankth për këtë vendim
Asociacioni Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) do të vendosë sot nëse do ta përjashtojë ose jo Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).

Vendimi do të merret nga Asambleja e Përgjithshme e ENQA-s e cila kësaj here do të mbahet në Spanjë. Drejtoresha e ENQA-s, Maria Kelo i ka thënë Kohës Ditore se vendimi do të merret në mbrëmje por ka shtuar se nuk mund të flas më herët se çfarë vendimi do të merret.

"Vendimi do të merret sonte pasdite dhe do të publikohet në faqen e ENQA-s, më se largu brenda 10 ditësh", ka thënë ajo.

Në këtë mbledhje do të marr pjesë ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, Bekim Samadraxha dhe zyrtari për vlerësim dhe monitorim i kësaj agjencie, Shkëlzen Gërxhaliu.
Shtuar më 19/04/2018, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori