“Centaurus”, varianti i ri i COVID-19, shkencëtarët: Po përhapet me shpejtësi të madhe në disa vende

Virologët kanë shprehur shqetësime për shfaqjen e një varianti tjetër Omicron me përhapje të shpejtë , i cili po fiton me shpejtësi terren në Indi dhe tashmë ka mbërritur në MB. Paralajmërimi erdhi pasi deputetët bënë thirrje për përpjekje të dyfishta për të bindur afro 3 milionë të rriturit në Angli, të cilët nuk kanë marrë ende asnjë dozë të vaksinës Covid, të pranojnë ofertën e vaksinimit.

Varianti BA.2.75 I quajtur “Centaurus” u zbulua për herë të parë në Indi në fillim të majit. Këtu, rastet janë rritur në mënyrë të pjerrët  dhe me sa duket më shpejt se ato të variantit BA.5 jashtëzakonisht të transmetueshëm , i cili është gjithashtu i pranishëm në Indi dhe po e zëvendëson me shpejtësi variantin BA.2 që më parë dominonte në shumë vende.

BA.2.75 që atëherë është zbuluar edhe në rreth 10 vende të tjera, duke përfshirë MB, SHBA, Australi , Gjermani dhe Kanada. Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) e caktoi atë një “variant nën monitorim” më 7 korrik, që do të thotë se ka disa indikacione se mund të jetë më i transmetueshëm ose i lidhur me sëmundje më të rënda.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po monitoron gjithashtu nga afër variantin e ri, megjithëse shkencëtari kryesor i saj, Dr Soumya Sëaminathan, tha se nuk kishte ende mostra të mjaftueshme për të vlerësuar ashpërsinë e tij. Përveç rritjes së dukshme dhe të shpejtë dhe përhapjes së gjerë gjeografike, virologët janë alarmuar nga numri i madh i mutacioneve shtesë që përmban BA.2.75, në krahasim me BA.2, nga i cili ka të ngjarë të ketë evoluar./albeu.com