Sot merret vendimi se a do ketë masa të reja, Zemaj thotë se mbyllja është opsioni i fundit
Ministri i Shëndetësisë, Armend
Zemaj gjatë ditës së djeshme ka bërë të ditur se sot do mirret vendimi nëse do mirren masa të reja në vend për ta luftuar koronavirusin.
“Të hënën pasdite do të ulemi të bisedojmë me IKPSH dhe Bordin dhe nëse është e nevojshme që të ndërmarrim edhe ndonjë masë që e ulë infeksionin dhe zbrit rastet spitalore që janë shqetësimi më i madh”, ka thënë
Zemaj.
E për mbylljen totale ai ka thënë se është
opsioni i fundit.
“Mbyllja është opsionin i fundit, por vendet properendimore e kanë shpallur Kosovën si një nga vendi më i mirë për
masat ë janë marrë. Interes është që t’i shikojmë a po zbatohen
masat”, është shprehur
Zemaj.
Shtuar më 30/11/2020,
ora 09:27