Sot në orët 10:00 do të mbahet seanca plenare në Kuvendin e
Kosovës.
Në rend të
ditës janë gjithsej 10 pika, prej të cilave edhe propozimi i Vetëvendosjes për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit,
Aida Dërguti.
Rendi i
ditës:
Koha për deklarime jashtë rendit të
ditës,
Koha për pyetje parlamentare,
Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
Shqyrtimi i
Projektligjit për Ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së
Kosovës dhe Hungarisë për Ekstradim,
Shqyrtimi i parë i
Projektligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve,
Shqyrtimi i parë i
Projektligjit për Amnistinë,
Emërimi i Drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për (1) një anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të
Kosovës nga komuniteti shqiptar,
Propozimi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje për shkarkimin e nënkryetares së Kuvendit, znj.
Aida Dërguti.
Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me shpenzimet për lobim nga ana e Presidencës dhe Qeverisë të Republikës së
Kosovës.
Shtuar më 03/05/2018,
ora 08:20