Sot mblidhet kryesia, mësoni nëse Gjykata Speciale është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilin mbledhej janë disa pika të rendit të ditës.
Rendi i ditës:

1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancë plenare:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016">2016,
2. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016">2016,
3. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të
Radiotelevizionit të Kosovës,
5. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
II. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga z. Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike,
5. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për miratimin e objektivave për zhvillim të qëndrueshëm – Agjenda 2030 për Kosovën,
6. Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit të Drejtësisë për të Mitur,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trajtimin e Ndërtimeve pa Leje,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Azil,
12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016">2016,
13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2016">2016,
14. Shqyrtimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës 2017-2026,
15. Zgjedhja e një (1) kandidati për anëtar joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
16. Zgjedhja e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit.
III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave.


Shtuar më 17/01/2018, ora 07:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori