Kuvendi i
Kosovës do të vazhdojë seancën
plenare, ku do të diskutohen pikat e papërfunduara nga seanca
plenare, mbajtur më 8, 9 shkurt dhe 1 mars
2018">
2018.
Në këtë seancë do të votohen rekomandimet e Interpelancës lidhur me Vendimin e Qeverisë së
Kosovës nr.04/20 të
datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i
datës 12 janar
2018">
2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i
Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i
datës 12 janar
2018">
2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,
Po ashtu do të ketë debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, z. Kujtim Shala dhe gjashtë (6) deputetëve nënshkrues lidhur me Raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovë, do të bëhet shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Akreditimit dhe do të votohet raporti për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2016.
Shtuar më 13/03/2018,
ora 08:16