Sot në Gjykatën Themelore të Gjakovës-dega në Malishevë,
mbahet seanca fillestare ndaj ministrave Dardan Gashi dhe Endrit Shala, si dhe Sami Lushtakut për
posedim të paautorizuar të
armëve, pasi që të njëjtit ishin parë në një video duke shtënë me armë.
“Për shkak të interesimit të vazhdueshëm të mediave për lëndën P.nr.197/2018, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, ka caktuar seancën fillestare ndaj të akuzuarve E.SH., D.G., etj për
vepër penale të ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose
posedim të pa autorizuar të
armëve’ nga neni 374 paragraf 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Seanca në fjalë do të
mbahet ditën e hanë, datë 11 shkurt 2019 në degën e Malishevës”, thuhet në kumtesë.Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë më 16 maj 2018, për
vepër penale të “mbajtjes në pronësi, kontroll ose
posedim të pa autorizuar të
armëve”.
Ata gjatë një feste, janë parë duke gjuajtur me armë nga dritaret e odës së Fatmir Limajt, në Banjë të Malishevës.
Shtuar më 11/02/2019,
ora 08:08