Sot mbahet protesta e Opozitës
Ashtu sikur ka paralajmëruar edhe më parë, Opozita sot ka planifikuar të protestojë kundër Qeverisë. Por, do të protestojë e ndarë.

25 marsi ishte data kur opozita dhe pozita përfundimisht kishin ndarë rrugët. Në një konferencë në sheshin ‘Skënderbeu’ mes tri liderëve të opozitës, ata kishin njoftuar se protesta e 26 marsit është anuluar.

Pas fare pak kohësh AAK kishte thirrur protestë e vetme.
Partia e Ramush Haradinajt kishte njoftuar se pas konsultave të njëpasnjëshme që nga anulimi i protestës së kaluar të Opozitës (VV-AAK-NISMA), e paraparë që të mbahej me 26 mars, kishte marrë vendim që protestambahet më 14 maj.

Kësaj iu bashku edhe Nisma për Kosovën. Këto dy parti janë organizatore të protestës që do të mbahet sot në orën 14:00.

Protesta e dy partive opozitare është thirrur, sipas tyre, për të kundërshtuar Qeverinë anti- kushtetuese dhe marrëveshjet e dëmshme për Kosovën.

Liderët e këtyre dy partive ditën e djeshme në një konferencë për media kanë thënë se protesta do të jetë më e madhja që nga paslufta. /Albeu.com/
Shtuar më 14/05/2016, ora 09:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori