Sot mbahet mbledhja e
përbashkët e Qeverisë së
Kosovës dhe Qeverisë së Shqipërisë.
Peja është pikëtakimi i mbledhjes së dy qeverive që në total është e pesta mes tyre.
Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes do të nisë në orën 10:15, në mesditë do të nënshkruhen marrëveshjet e arritura kurse pas gjysmë ore do të ketë një konferencë të
përbashkët të të dy palëve.
Ngjarja përfundon në orën 13:00 me fotografinë e
përbashkët të të dy kabineteve.
E si pjesë e programit është edhe shfaqja e trashëgimisë së dy shteteve.
Andaj, në qendër të Pejës po ndërtohen në miniaturë disa nga objektet më të njohura të dy vendeve. E pejanët po e pëlqejnë një gjë të tillë.
Që është nder i madh prania e burrështetasve në qytetin e Pejës e thonë edhe qytetarët.
Takimi dyditor ndërmjet qeverise Haradinaj e Rama do t’i kushtojë buxhetit të
Kosovës 120 mijë euro.
Kjo është agjenda e aktiviteteve që do të mbahen me këtë rast:
10:15 Ceremonia shtetërore e mirëseardhjes
10:30 Fillimi i mbledhjes së
përbashkët të Qeverisë së Republikës së
Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë
12:00 Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive
12:30 Konferenca e
përbashkët për media e Kryeministrit të
Kosovës, Ramush Haradinaj dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
13:00 Fotografia e
përbashkët e të dy kabineteve qeveritare
Shtuar më 26/11/2018,
ora 07:39