Mungesa e përfaqësisë së opozitës në Bruksel, Berisha i përgjigjet Ramës: Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark

Ditën e djeshme, Shqipërisë, pas 8 viteve pritjeje, iu çelën negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian. Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet se pse mungonte përfaqësia e opozitës në Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Përgjigja e tij ishte se do të donte të kishte pasur një përfaqësues nga opozita, por tha se nuk e di kush është kush.

“Do kishim kërkuar një ndryshim për të ftuar një përfaqësues apo më shumë se një nga ana e opozitës, por kemi një problem që nuk është i Brukselit. Por ne nuk dimë kush është kush në anën e opozitës”, tha Rama.

Sot ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur duke i thënë se mohimi është forma më ekstreme e frikës.

Mohimi është forma ekstreme e lepurit në bark. Frikes!sb”, shkruan Berisha, duke dashur t’i theksojë se është drejtues i PD-së.


Shtuar 20.07.2022 11:48