Sot Kosova në ankth, mbërrin delegacioni për vizat
Sot në Kosovë të arrijë një delegacion i Bashkimit Evropian për të marrë të dhëna rreth luftimit të krimitorganizuar dhe korrupsionit, si kriter i fundit për liberalizimin e vizave për KosovënDelegacion i Bashkimit Evropian, do qëndroj në Kosovë deri në të shtunën, dhe do të mbledhë të dhëna nga institucionet e Kosovës lidhur me atë se sa është punuar në përmbushjen e kriterit të fundit për heqjen e vizave.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka bërë të ditur se institucionet tashmë kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme sa i përket kësaj çështjeje, ndërkohë është shprehur e bindur se Kosova do të marrë rezultate pozitive.

Edhe Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri është shprehur i sigurt se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv nga delegacioni i Bashkimit Evropian për luftimin e krimitorganizuar dhe korrupsionit.

Ministri Tahiri në një intervistë ka thënë se delegacioni teknik i BE-së, që vjen në Kosovë do të japë vlerësim pozitiv, pasi sipas tij, institucionet e Kosovës janë duke bërë punë të mirë për zbatimin e rekomandimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimitorganizuar.
Shtuar më 03/05/2018, ora 08:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori