Sot Kosova bën telefonatën e parë me kodin e saj
Sot qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të realizojnë thirrjen e parë telefonike me kodin e ri telefonik +383.

Kjo do të bëhet në konferencën për media të Drejtorit Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, transmeton "Klan Kosova".

Realizimi i thirrjes së parë teknike dhe fillimi praktik i kodit të ri shtetëror telefonik +383 do të bëhet në rreth orës 10:30. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 09:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori