Sot komisioni shqyrton buxhetin por vështirë se vijnë këtë javë pensionet, ja procedura
Pëlqej
Komisioni për Buxhet dhe Financa të sot bënë shqyrtimin e parë të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017, dy javë pasi që kryetari i KuvenditKosovës, Kadri Veseli ua ka shpërndarë atë deputetëve për ta analizuar para votimit.Mbledhja e komisionit i cili ka për rend të ditës shqyrtimin në parim të projektligjit për buxhet është përcaktuar të nis nga orë 13:00.“Mbledhje e Komisionit

Komisioni për Buxhet dhe FinancaE Marte, 17.10.2017 13:00 në sallën C 203Rendi i ditës:
Miratimi i rendit të ditës;

2. Shqyrtimi në parim i Projektligjit nr. 06/L-002, për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës, për vitin 2017;

3. Të ndryshme ”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të KuvenditKosovës.

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku pret që çështja e shqyrtimit të Projektligjit për Buxhetin e vitit 2017 të kryhet me procedurë të përshpejtuar, brenda kësaj jave.

Pas aprovimit të Projektligjit të Buxhetit në shqyrtim të parë nga ana e Komisionit për Buxhet dhe Financa në mbledhjen e nesërme, Abdixhiu bën të ditur se do t’i përcillet Kuvendit, veprim ky që i hap rrugë Kryeparlamentarit Kadri Veseli të thërret mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit për caktimin e seancës parlamentare.

“Nëse aprovohet në parim, ne do ta dërgojmë menjëherë në Parlament, më pas është çështje e Kryesisë së Kuvendit kur e cakton mbajtjen e mbledhjes së ardhshme parlamentare. Kjo mund të jetë në procedurë të përshpejtuar dhe mund të thirret shpejt, por ne e kryjmë në mbledhjen e parë dhe e dërgojmë në Parlament dhe kryesia vendos kur me mbajtë mbledhjen e dytë.

Ne si komision jemi të gatshëm që t’i kryjmë të gjitha procedurat shpejt. Ne të martën mbajmë mbledhje me qëllim që me i dhënë kohë kohë kryesisë që ta thërret për të enjtën seancën”, ka thënë Abdixhiku për “Gazeta Blic”Pas shqyrtimit të parë të

Projektligjit për Buxhetin e këtij viti, Komisioni për Buxhet dhe Financa pritet të mblidhet sërish për të bërë edhe shqyrtimin e dytë, vendim ky që më pas i hap rrugë KuvenditKosovës që të therrasë seancë për miratim të Projektligjit për Buxhet.

Departamenti për mbështetje ligjore dhe procedural në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar se më 26 shtator Qeveria e Kosovës i ka propozuar Kuvendit plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.

Në anën tjetër veteranët e UÇK-së, presin që brenda kësaj jave t’i marrin pensionet e tyre të muajit të kaluar.Është kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati ai i cili pret që më së voni deri të premtën e kësaj jave që të ipen pagat për këtë kategori.

Pensionet e veteranëve janë ndaluar që nga gushti për shkak se 38 milionë eurot e dedikuara për këtë kategori ishin shpenzuar.Rreth 33 mijë veteranë të papunë marrin në baza mujore pensionin në vlerën prej 170 eurosh.

Për të mbuluar këtë skemë pensionale, Qeveria Haradinaj tha se ka ndarë 26 milionë euro, por që shpërndarja do të nisë vetëm pas rishqyrtimit të buxhetit të Kosovës.
Shtuar më 17/10/2017, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori