Sot, Ivanoviçi jep llogari për "krime lufte"
Pëlqej
Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, SDP, Oliver Ivanoviç do të përballet sot për herë të parë me akuzat për krime lufte në Gjykatën Themelore të Mitrovicës.

Gjykata do të mbajë seancën e parë për të, lidhur me akuzën e krimeve kundër njerëzimit gjatë viteve 1999-2000 në Mitrovicë.

Avokati i Ivanoviçit, Nebojsha Vllajiç ka thënë përpara gazetarëve se lideri lokal serb i ka provat që e nxjerrin të pafajshëm dhe se "mezi e pret seancën".

Oliver Ivanoviç ndodhet prej mëse 7 muajsh në paraburgim, për shkak të dyshimit se ka kryer krime gjatë kohës së luftës.

Ai sot për herë të parë del përpara gjykatës.

Ivanoviç pati kërkuar që të gjykohet në liri, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga prokurorët e EULEX-it.

Madje, edhe Serbia është "shqetësuar" për rastin e Oliver Ivanoviç, përmes Ministrisë së Diasporës, e cila kërkoi gjykimin në liri të liderit lokal serb./albeu.com/

Shtuar më 26/08/2014, ora 09:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori