Sot i jepet lamtumira e fundit Astrit Deharit
Sot do t'i jepet lamtumira e fundit aktivistit Astrit Dehari.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 14:00, në varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

Para varrimit do të mbahet një mbledhje komemorative dhe një marsh protestues, i cili do të fillojë nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë deri tek Teatri Kombëtar ku po vazhdojnë homazhet.

Sipas rezultateve të para të ekspertizës së autopsisë, Astriti ka vdekur si pasojë e mungesës së frymëmarrjes, dhe e ka hedhur poshtë dyshimin se ai mund të kishte pirë medikamente.

Aktivisti Astrit Dehari do të varroset në varrezat në Zllatar të Prishtinës. /albeu.com/

Shtuar më 08/11/2016, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori