3 të vrarë dhe dy të plagosur, detaje të reja nga vrasja në Deçan

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash u regjistruan të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Sipas Express të vdekur kanë mbetur 3 persona, mes tyre shoferi i autobusit, dhe 2 nxënëse, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë.

Sipas infomacioneve të para, dyshohet se disa persona të maskuar kanë sulmuar një autobus i linjës Decan-Gllogjan që transporton nxënës.

Njoftimi i Prokurorisë:

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejes, Shkodran Nikqi ka konfirmuar se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”. /albeu.com/


Shtuar 26.11.2021 20:20