Sot Haradinaj i thotë "paç fat në jetë" Mustafës
Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, pritet që sot në mesditë t’ia dorëzojë postin Ramush Haradinajt.

Kështu ka paralajmëruar në Facebook, edhe këshilltari i Haradinajt dhe kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, i cili ka përmendur që pranim dorëzimi do të bëhet në orën 11:30.

Haradinaj është zgjedhur kryeministër me 61 vota për, gati tre muaj pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

“Nesër nga ora 11:30 vazhdon”, ka shkruar mbrëmë Arifi duke e shoqëruar këtë njoftim me fotografinë e fushatës që kërkonte lirimin e Haradinajt nga Haga në vitin 2005">2005, e sloganin “Our Prime Has A Job To Do Here”.

Shtuar më 11/09/2017, ora 07:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori