Sot Haradinaj del para gjykatës, ç'do bëhet me fatin e tij
Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, pritet të dalë sot para gjykatës në Colmar të Francës, ku do të zhvillojë betejën e radhës kundër Serbisë, pasi sot do të vendoset nëse do ekstradohet në Serbi apo do të lirohet përfundimisht nga fletëarrestet e Beogradit.

Serbia ka kërkuar ekstradimin e tij dhe nxjerrjen para gjykatave serbe, ndërsa Haradinaj thotë se në aktakuzën e Serbisë, me të cilën kërohen estradimi, "nuk ka asgjë të re me të cilën nuk është përballur edhe në Hagë", ku dy herë është shpallur i i lirë ndaj akuzave për krime lufte.

Në Procesin kundër Haradinajt në Colmar pritet pjesmarrje e madhe e shqiptarëve dhe përkrahësve të tij nga Prishtina por edhe vende të ndryshme të Europës duke filluar nga Franca, Gjermania, vendet e Beneluksit etj. /albeu.com/
Shtuar më 09/02/2017, ora 08:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori