Fitoi Nobelin, shkrimtari që "çmendej" pas kriminelit të Serbisë dhe "lau me lot" vdekjen e tij (FOTO LAJM)

Çmimi Nobel për letërsinë i ka shkuar dy shkrimtarëve, polakes Olga Tokarczuk dhe austriakut Peter Handke, për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore.

Por teksa në të shkuarën akademia ka qënë gjithmonë e kujdesshme që të mos zgjedhje autorë që mund të kenë të shkuar të dyshimtë politike, kësaj herë kujdesi është “hedhur jashtë nga dritarja” pikërisht me polakun.

Përveç librave të tij, Handke u bë i njohur për të gjithë për polemikat që hapi duke marrë pjesë në funeralin e Slobodan Millosheviçit në vitin 2006. Funeral në të cilin mbajti edhe një fjalim të ashpër në gjuhën serbe duke e përshkruar veten si një person “afër Jugosllavisë, afër Serbisë, afër Sllobodan Millosheviçit”.

Handke e kishte shprehur hapur se Slobodan Miloseviç, një figurë që ai e admironte prej kohësh edhe pse akuzohej për genocid. Shkrimtari mohonte edhe masakrën serbe në Srebenica duke përshkuar edhe bombardimin e Serbisë nga NATO si një krim lufte.

Millosheviç, ish-presidenti Jugosllavisë, u akuzua për genocid dhe krime të tjera të luftës nga Gjykata Penale Ndërkombëtare para se të vdiste.




Shtuar më 10/10/2019, ora 15:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori