Sot është ditëlindja e komandantit të UÇK-së dhe heroit të
Kosovës,
Zahir Pajaziti.
Zahir Pajaziti u lind më 1 nëntor të vitit 1962 në fshatin Turuqicë të Podujevës, ndërsa ka rënë
dëshmor më 31
janar të vitit 1997 në Pestovë të Vushtrrisë.
Ishte një ndër themeluesit e UÇK-së dhe hero –
dëshmor i luftës së
Kosovës. Ai u vra bashkë me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën.
Zahir Pajaziti ishte një ndër komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare
Kosovës.
Më 31
janar 2008, në 11-vjetorin e rënies, ish-Presidenti i
Kosovës Fatmir Sejdiu i akordoi
Zahir Pajazitit dekoratën më të lartë shtetërore të
Kosovës, Urdhrin Hero i
Kosovës.
Për të shënuar këtë datë sot do të mbahet Kuvendi themelues i organizatës qytetare “Guerilja
Zahir Pajaziti”, këshill ky i përbërë nga ish-anëtarë të gueriljes së periudhës 1991 – 1997, familje të heronjve pjesë e gueriljes, bashkëveprimtarë dhe qytetarë.
Ngjarja mbahet me fillim në orën 17:00 në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë.
Shtuar më 01/11/2018,
ora 10:02