Sot emërohen anëtarët e bordit të Trepçës
Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së mërkurës, do të emërojë 6 nga 9 anëtarët e Bordit të ndërmarrjes “Trepça”, shkruan sot Koha Ditore.

Kjo, pasi tri pozitat që i takojnë komunitetit serb do të mbesin të hapura për arsye se kandidatët që kanë aplikuar nuk i kanë plotësuar kushtet për të qenë pjesë e Bordit.

Këtë e ka bërë të ditur për gazetën ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, duke thënë se me këtë do të nis edhe zbatimi i Ligjit për Trepçën, i cili është miratuar 16 muaj më parë në Kuvendin Kosovës.
Shtuar më 04/04/2018, ora 07:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori