E FUNDIT/ Italia qetëson COVID-19, 604 viktima vetëm në 24 orët e fundit
Sot, Drenasi nderoi dy heronjtë
Shtatorja e heronjve të kombit, Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit është përuruar sot në sheshin që mban emrin e tyre në qytetit e Drenasit.

Zbulimin e shtatores së heronjve e bën pasardhësit e familjes Lladrovci dhe ish-drejtuesve të UÇK-së. Shtatorja u përurua në 20 vjetorin e rënies së tyre.

Për personalitetin e tyre foli Bedri Islami, përfaqësues i UÇK-së dhe vëllai i Fehmi Lladrovcit, Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Pjesëmarrës në ceremoninë e zbulimit të shtatores morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeparlamentari i Kosovës, Kadri Veseli, ish-presidentët e Shqipërisë dhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu si dhe personalitete dhe zyrtarë tjerë nga Kosova e Shqipëria.
Shtuar më 20/09/2018, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori