Vijojnë përplasjet midis Stresit dhe Xhulit: Nuk e shikoj femrën që ka kafshuar shoku im!

Arkimed Lusha dhe Juliana Nura janë “vetëshpallur” armiq të njëri-tjetrit. Nuk kanë qenë të pakta herët që Stresi dhe Xhuli kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin brenda “BBVK”.

Këtë herë ata kanë debatuar duke risjellur diskutimet e mëparshme me njëri-tjetrin.

Gjatë debatit, Stresi ka thënë se ai nuk mund të shikoj Xhulin njësoj pas momenteve intime që ajo ka kaluar me ish-banorin njëkohësisht shokun e tij, Atdhe Xharavinën brenda shtëpisë së “BBV”.

“Ky është kodi i vëllezërve që kur më thotë shikomë sa e bukur jam, unë nuk mund ta shikoj sepse e ka kafshuar shoku im, unë ty t’i kam nxjerr tetë fytyra”, i ka thënë Stresi Xhulit.

Në anën tjetër, Xhuli ia ka numëruar Stresi premtimet që ai ka bërë rreth disa situatave në BBVK, ku ai ka thënë që nëse ndodhin do të largohej nga shtëpia e famshme.

“Ti e ke thyer premtimin që ia ke dhënë Atdheut, ke thënë nuk vishem me fustan dhe e ke bërë, pastaj ke thënë që kur të dalë Geti do të dal edhe unë pas tij, ku është Geti e ku je ti, tjetër ke thënë që kur të marr mesazh prej Kejsit do të dal, e more mesazhin akoma je këtu, çfarë je duke bënë ende këtu”, i është kundërvënë Xhuli.


Shtuar 12.02.2023 23:27