"Salustro me policët e tij më ka shantazhuar"
Update- Përfundon seanca e sotme për rastin “Kleçka”. Trupi gjykues ka marrë vendim për ta dënuar me 100 euro, Urim Krasniqin, i njohur si dëshmitari “I”, pasi që ka refuzuar t’i përgjigjet, pyetjeve të prokurorit Maurizio Salustro, shkruan “Epoka e re”.

Gjatë kësaj seance gjyqësore, dëshmitari “I” vazhdimisht ka akuzuar prokurorin Salustro për presionin që ia ka bërë atij. Kur është pyetur nga kryetari i trupit gjykues se për çfarë presionesh bëhet fjalë, dëshmitari “I” është përgjigjur:

“Ky e din fortë mirë se çfarë shantazhesh me ka bërë më policët e tij. Ky është mësuar me mafinë italiane. Unë kurrë nuk kam dashur që të takohem me te. Ky ka ardhur në shtëpi me policët e tij dhe më ka marrë dhe me ka dërguar në mal. Ky ( Salustro) me ka dërguar në një dhomë dhe vinte e me merrte në pyetje sa herë dëshironte. Ka ardhur prapë të shtëpia dhe më ka thënë, se duhet për të ardhur prapë për të dëshmuar. Unë në atë kohë e kam pasur bashkëshorten shtatzënë dhe ajo është shqetësuar shumë. Ky ( Salustro) nuk është ndalur dhe ka ardhur prapë. Më detyronte që të pranojë disa gjëra të cilat nuk kanë qenë të vërteta. Gjendja im nuk ka qenë e mirë dhe as tani nuk është e mirë, për arsye të tij (Salustros) unë bëjë kontrolla të një pas njëshme”.

Seanca e radhës për rastin “Kleçka” mbahet javën e ardhshme (të mërkurën), ku pritet të dëshmojë dëshmitari i fundit në rastin “Kleçka”, Bislim Zyrapi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. /albeu.com/


........................

12.27- Ka nisur të rrëfehet para Gjykatës së Apelit në Prishtinë dëshmitari "I", i cili është Urim Krasniqi. Ky i fundit ka refuzuar t,i përgjigjet pyetjeve të prokurorit Marucio Salustro.

"Une i pergjigjem vetem gjykatesit, e jo Prokurorit i cili ka ushtruar presion dhe shamntazh mbi mua", ka thene deshmitari, raporton gazetarja e Gazetes Express nga seanca gjyqesore.

Deshmitari duket i rrenuar emocionalisht. Gjate gjithe seances ai ka qare. /albeu.com/

...........................

09.36- Sot në Gjykatën e Apelit në Prishtinë do të dëshmojë Dëshmitari I"". Seanca pritet të fillojë rreth orës 10.00 në "Kinemanë ABC1".

Ish- anëtari i Shtabit të Përgjjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi pritet që të dëshmojë javën tjetër dhe është deëshmitari i fundit per rastin "Kleçka".

Ndërsa ditën e djeshme ka dëshmuar dëshmitari "B", i cili ka mohuar që të burgosurit janë keqtrajtuar në Burgun e Kleçkës./ /albeu.com/
Shtuar më 29/05/2013, ora 15:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori