Sot Brukseli "flet" për Kosovën
Pëlqej
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht kryenegociatore për për implementimin e Marrëveshjes së Brukselit, Edita Tahiri do të jetë në Bruksel, për të marrë pjesë në takimet e organizuara nga Bashkimi Evropian për çështjet e Menaxhimit të Integruar të Kufirit, Lëvizjes së Lirë dhe çështjet nga fusha fitosanitare.

Zbatimi i protokollit teknik të IBM-së i nënshkruar nga Republika e Kosovës dhe ajo e Serbisë, tashmë ka arritur në fazën e fundit të zbatimit, ku pritet të bien dakord projeksionet finale për ndërtimin e ndërtesave të IBM-së në gjashtë pikë-kalimet kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në një njoftim të shpërndarë për mediat nga qeveria e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri do të zhvillojë edhe takime bilaterale me përfaqësuesit e BE-së, për zbatimin konkret të marrëveshjeve të arritura në Bruksel. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2014, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori