Pas kërkesë së parashtruar nga kryetari i
Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, për bashkimin e
Mitrovicës, kryesuesi i
kuvendit komunal Jeton Ujkani, ka thirrur për sot seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë inicimi për ndryshimin e Ligjit për kufijtë administrativë të komunave me
qëllim të
bashkimit të
Mitrovicës.
Në arsyetimin e thirrjes së kësaj seance përmendet situata e krijuar pas dorëheqjes së kryetarit të Komunës së
Mitrovicës së Veriut dhe paralajmërimit të shuarjes të të gjitha institucioneve të Kosovës në pjesën veriore të
Mitrovicës, dhe faktit se administrimi i qeverisjes lokale sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale të Kosovës më nuk ekziston, dhe qytetarët kanë mbetur nën mëshirën e fatit dhe pa shërbime të nevojshme për jetë.
Kryesuesi i
Kuvendit Komunal të
Mitrovicës së Jugut propozon që Kuvendi i Komunës të nxjerrë një konkluzion me të cilin propozohet inicimi i ndryshimit të Ligjit për kufijtë administrativë të komunave, me
qëllim të
bashkimit të
Mitrovicës.
Shtuar më 30/11/2018,
ora 09:02