Sot, avionët serbë do të duken në kufi të Kosovës
Pëlqej
Aeroplanë ushtarakë serbë mund të shihen sërisht duke fluturuar mbi qiellin e Preshevës, afër kufirit me Kosovën.

Kjo në bazë të një njoftimi të lëshuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes, ku bëhet e ditur se në kuadër të një trajnimi, forcat ajrore serbe do të fluturojnë nga qyteti i Nishit e deri në jug të Serbisë.

Kjo manovër ushtarake, ashtu siç është njoftuar nga Ministria serbe e Mbrojtjes do të zgjasë nga 20 deri më 22 qershor.
Shtuar më 20/06/2018, ora 12:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori