Sot, 6 vjet nga Kushtetuta e Kosovës
Kushtetuta e Kosovës ka hyrë në fuqi më 15 qershor 2008-të, vetëm 6 muaj pas shpalljes së Pavarësisë.

Kjo Kushtetutë e përcakton shtetin e Kosovës shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm.

Në këtë Kushtetutë thuhet se Republika e Kosovës është shtet laik, shoqëri multietnike, e përbërë nga etnia shqiptare dhe komunitete të tjera.

Institucionet e Kosovës, kanë arritur që për një periudhë të shkurtër kohore, të përgatisin dhe miratojnë 40 ligje që dalin si propozim nga Pakoja e Ahtisarit.

Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Ksooëvës është kundërshtuar nga përfaqësuesit e serbëve, të cilët nuk janë pajtuar as me shpalljen e ppavarësisë së Kosovës, shtet i njohur nga 105 vede të botës. /albeu.com/

Shtuar më 15/06/2014, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori