Sot 20 vjetori i protestave studentore kundër pushtimit nga Serbia
Ditën e sotme është 20 vjetori i protestave studentore kundër pushtimit të Kosovës nga Serbia.

Më 1 tetor të 1997, Lëvizja Studentore e atëhershme organizoi protestat, të cilat u zhvilluian për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Pos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim. Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe.

Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.
Shtuar më 01/10/2017, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori