Soros ndodhet për vizitë në Prishtinë, takohet me Hashim Thaçin (FOTO LAJM)

Pëlqej
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me djalin e milardierit të njohur amerikan George Soros.

Albeu.com mëson se Alex Soros i cili ndodhet për vizitë në Kosovë është takuar edhe me Presidentin e Kosovës, Thaçi dhe kanë biseduar për zhvillimet e Kosovës.

George Soros është i njohur për publikun vitet e fundit pas akuzave që Presidenti i SHBA, Donald Trump ia drejtoi gjatë fushatës zgjedhore pasi mbështeti Hilari Clinton në garën presidentciale.

Soros është një multi miliardier dhe shpesh herë dalin në publik informacione se është mbështetës i partive të majta në shumë shtete.

Po ashtu Soros është i njohur edhe në Shqipëri pasi kryeministri Edi Rama vazhdimisht është akuzuar nga kundërshtarët që mbështetet dhe ka miqësi të afërt nga milardieri Soros, e që nv fakt kjo nuk është fshehur nga Rama pasi shpesh herë kanë dalë në publik vizita me të.

Ndërkohë që Soros ka qenë edhe dy herë në Tiranë.

Vizitën e parë bëri në vitin 2005, ku Soros erdhi në Tiranë me një mision të veçantë: Nxitjen e qeverisë shqiptare në zbatimin e programit për integrimin ekonomiko-social të romëve si dhe prezantoi strukturën e re të Fondacionit Soros në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Soros u takua me kryeministri e asaj kohe, Sali Berisha dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës në atë kohë, Edi Rama.
Ndërkohë gjatë vizitës së tij të parë në Shqipëri, Bashkia e Tiranës i dha Sorosit titullin “Qytetar Nderi”.

Ndërsa për herë të dytë ishte në dhjetor të 2014-ës, ku përveç një darkë me mikun e tij Rama, Soros zhvilloi një takim edhe me Lulzim Bashën.-Ervin Shkulaku/albeu.com
Shtuar më 12/01/2018, ora 20:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori