Sot në Komunën e Skenderajt do të
mbahet manifestimi “Nata e Zjarreve”, ku fillimisht në kompleksin memorial “
Adem Jashari” do të ndezën flakadanët dhe me pas në sheshin “
Adem Jashari “do te
mbahet një program kulturor-artistik.
Në kuadër të Manifestimit do të realizohen edhe aktivitete:
Turneu në Shah,
turneu në Volejboll,
turneu në “Fut sall” dhe
turneu i Shenjëtarisë dhe Shigjetarisë
Qytetarët janë ftuar që në mënyrë masovike t’i bashkohen manifestimeve dhe së bashku të nderojmë veprën heroike të Komandantit Legjendarë
Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe të gjithë të rënëve për lirinë e popullit tonë.
Nderkaq në Shkup në Sallën e Operës
mbahet akademi përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendarë
Adem Jashari, familjes Jasharaj dhe gjithë dëshmoreve dhe të rënëve për liri.
Shtuar më 07/03/2018,
ora 08:26