Sonte në 21:00, Ben Blushi intervistë LIVE në portalin "Albeu"
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi do të jetë sonte në një intervistë të drejtpërdrejt në orën 21:00 përballë gazetarit Emirjon Senja, kryereaktor i Albeu.com.

intervistën që do të transmetohet LIVE nëpërmjet portalit Albeu.com dhe faqës sonë të Facebook-ut, Blushi do të flasë në lidhje me pikat kyçe të programit të tij siç është ulja me 20 për qind e çmimit të karburanteve dhe energjisë elektrike, mbrojtja e të drejtave të punëmarrësëve, pagesa me 1 000 euro për çdo fëmijë që lind si edhe kërkesa për të patur numërues në grupet e numërimit nisur edhe nga fakti se demokratët janë duke i bojkotuar zgjedhjet.

Blushi gjithashtu do të flasë në lidhje me shkaqet e prishjes së marrëdhënieve me Ramën, raportet me ish-partinë dhe kolegët e tij, financimin e LIBRA-s si edhe strategjinë e fushatës. /albeu.com/

Shtuar më 12/05/2017, ora 16:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori