Sonte duke filluar nga ora 20:30 do të
mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.
Telegrafi ka kontaktuar edhe me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Aida
Dërguti për të parë nëse do të jenë pjesë e kësaj
mbledhje.
Dërguti ka thënë se ende nuk kanë vendosur.
“Ende nuk kemi vendosur, të shohim”, u shpreh ajo. Kjo
mbledhje është vendosur pak më parë që të mbahet në këto orë të vona dhe si pika të rendit të ditës janë 19 ndërkaq 17 tjera janë nga shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave./Albeu.com/
Shtuar më 17/11/2016,
ora 19:05