Ndërsa me
zgjedhjet në Kosovë na ndajnë pak më shumë se një ditë,
sondazhi që po zhvillohet në Portalin
Albeu nxjerr statistika interesante për
rezultatet.
Sipas sondazhit të Portalit
Albeu.com, i cili do të ngelet i hapur deri sonte në orën 00:00 (e premte), dhe në të cilin mund të votojnë vetëm vizitorët nga Kosova edhe atë vetëm një herë, partia e kryeministrit Thaçi duket fituese me 32.12% të votave, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e dyta me 28.78%.
Lidhja Demokratike e Kosovës e Isa Mustafës, me 21.94% renditet e treta para "Nisma për Kosovën" e cila ka 5.66% dhe AAK me 5.35%.
Ndërkohë,
sondazhi në
Albeu.com ka një lajm të keq për AKR-në e Behgjet Pacollit. Sipas lexuesve të Albeut, kjo parti do të marrë 3.26%, duke mos kaluar pragun zgjedhor.
Vlen të theksohet se ky rezultat pasqyron bindjet e lexuesve të Portalit tonë nga Kosova dhe nuk ka vlerë shkencore pasi ka synuar vetëm audiencën shqiptare, pa marrë parasysh indikatorë të tjerë, të cilët mund të ndikojnë në ndryshimin e rezultatit.
Portali
Albeu.com, ashtu siç bëri në
zgjedhjet e lokale të vitittë kaluar, edhe pasnesër do të pasqyrojë minutë pas minute
rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë në faqen speciale teë zgjedhjeve.
Rezultatet e vitit 2010
Në
zgjedhjet e kaluara të përgjithshme, PDK mori 32.11% (34 mandate), LDK 24.69% (27 mandate), Vetëvendosje 12.69% (14 mandate), AAK 11.04% (12 mandate), ndërsa Koalicioni AKR-PD-PSD-PPI-PPK-PNDSH-PGJK 7.29% ose 8 mandatet. Mandatet tjera u morrën nga partitë e minoriteteve të cilët kanë karrike teë rezervuara në parlamentin e Kosovës. /
albeu.com/
Shtuar më 06/06/2014,
ora 16:44