Meta tjetër mesazh të fortë Ramës: Duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!

Me anë të një shënimi në Facebook, presidenti Ilir Meta, nuk ka lënë pa i kujtuar edhe njëherë indirekt qeverisë se “shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar”.

Me një mesazh kumbues ndaj politikës shqiptare, Kreu i Shtetit i rikthehet dialogut të vërtetë e pa manipulime.

Statusi

Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre.
Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit.

Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar!


Shtuar 30.01.2020 19:15