“Iki pas 10 vitesh të bukura”,  Strakosha i jep lamtumirën Lazios me disa fjalë zemre

Gardiani shqiptar Thomas Strakosha i ka dhënë lamtumirën klubit italian të Lazios ku u rrit dhe kaloi 10 vite  të paharrushme.

E ardhmja e Strakoshës me shumë gjasa është Premier League, ku e pret ekipi i sapongjitur në elitë, Fulham.

Portieri nuk ka ngurruar të shkruajë disa rreshta emocionues për eksperiencën e tij për një dekadë në klubin e kryeqytetit italian.

Në llogarinë e tij në “Instagram”, Strakosha shkruan: “Erdhi momenti i përshëndetjeve. Lazio ime, pas 10 vitesh të bukura, plot me gëzim dhe trofe, dua të falënderoj, gjithashtu edhe shokët e mi të skuadrës që kam pasur tek ekipi i të rinjve dhe tek ekipi i parë, bashkë me trajnerët dhe stafet e tyre.

Dua të falënderoj të gjithë klubin dhe të gjithë tifozët që gjithmonë më kanë mbështetur. Faleminderit Lazio ime, do të mbetesh gjithmonë në zemrën time. Të uroj gjithmonë fat të mbarë”. /albeu.com

 

View this post on Instagram

 

A post shared by NEVER GIVE UP (@thomas_strakosha)