Sllovenia i kërkon Mogherinit të mos tentojë ndarjen etnike
Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, është takuar sot me përfaqësuesen e lartë të Brukselit, Federica Moherinin, ku kanë biseduar rreth vazhdimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjes finale.

Pahor i ka thënë Mogherinit zgjidhja për Kosovën do të duhet të jetë origjinale dhe nuk duhet të bazohet në parime etnike.

Ai ka thënë se i gjithë procesi duhet menaxhuar gjatë gjithë kohës, me respekt të ndërsjellë dhe kontroll të plotë nga komuniteti ndërkombëtar.

Aktualisht dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është bllokuar, pasi Vuçiç nuk pranon t’i rikthehet bisedimeve pa e hequr Kosova vendimin për taksë ndaj produkteve serbe.


Shtuar më 20/02/2019, ora 16:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori