Sllovenia do të përkrahë Kosovën në proceset integruese
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, gjatë vizitës zyrtare në Slloveni, u prit nga kryetari i Asamblesë Kombëtare të këtij vendi, Milan Brglez.


Gjatë takimit, Mustafa e ka njohur Brglez me progresin e vazhdueshëm që po arrihet në Republikën e Kosovës, dhe reformat që po ndërmerren në të gjitha fushat, veçanërisht për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, për hapjen e vendeve të punës, rritjen e mirëqenies, sundimin e ligjit, si dhe agjendën integruese evropiane. Ai veçoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, nënshkrimin e MSA-së dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke e falënderuar Slloveninë për përkrahjen e ofruar në këtë drejtim.

Isa Mustafa po ashtu shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të thelluar bashkëpunimin bilateral, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy shteteve.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Sllovenisë, Milan Brglez, vlerësoi lart arritjet e Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë për bashkëpunim ndërparlamentar si dhe për përkrahjen e Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane. /albeu.com/
Shtuar më 13/05/2015, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori