“Shkrumbohet” banesa në Gjirokastër, kush ia vendosi flakën?

Një banesë është shkrumbuar këtë të premte në lagjen muzeale të Gjirokastrës.

Policia bën me dije se flakët e zjarrit kanë shkrumbuar banesën e shtetasit S.M.,në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i  policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Në datën 15.04.2022, rreth orës 10:20, në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, është djegur plotësisht banesa në pronësi të shtetasit S. M.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është ndezur nga vajza e shtetasit S. M., e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.