Gjendet e varur në litar një 26 vjeçare në Tiranë

Një 26-vjeçare dyshohet se është vetvarur në banesën e saj.

Lajmin e bëri të ditur Policia e Shtetit përmes një njoftimi paraprak.

Bëhet fjalë për shtetasen me inicialet E.T, rreth 26 vjeçe.

Autoritetet ligjzbatuese ndodhen në vendngjarje dhe po punajnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 16:40, në rrugën “Artan Lenja”, dyshohet se është vetëvarur në banesë shtetasja E. T., rreth 26 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 18:21