SKV kërkon shkarkimin e rektorit të UP-së
Lëvizja Studentore për Barazi “Studim, Kritikë, Veprim”, kanë publikuar të dielën fatura të cilat sipas tyre tregonin abuzimet e fondeve të bëra nga Rektori i UP-së, Mujë Rugova, dhe prorektori Naser Mrasori”. Kjo lëvizje sot gjatë një konferencë për shtyp, i kanë bërë publike gjetjet e tyre kundër Rugovës, Mrasorit dhe prorektorit tjetër Enver Kutllovci.

“Sipas vendimit Ref. nr. 1/439 të lëshuar me 23.05.2012 nga prorektori Enver Kutllovci, mësuam se rektori Muje Rugova dhe prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Naser Mrasori, vizitojnë New Yorkun nga data 25-30 qershor, ndërsa Britaninë e Madhe nga 1-2 qershori. Sipas vendimit kjo bëhet pasi që atje do të merrnin pjesë në Samitin për Cilësi dhe Teknologji të B.I.D.(Business Initiative Diractions), ku do të marrin një çmim ndërkombëtar për ‘cilësi’. Në këtë mënyrë ata zgjodhën ta mashtrojnë publikun. Ata kishin vendosur që ta blejnë çmimin”, tha Astrit Dehari në konferencën për shtyp.

Sipas një kuponi të shpenzimeve shihet se ata paguan 3900 euro për të marrë këtë “çmim”. Në këtë vlerë përfshiheshin fjetja, ushqimi, çmimi, një foto me çmimin dhe një DVD.“Kërkesa për shkarkim të rektorit dhe prangosje të tij merr kuptim edhe më shumë pas një sërë dokumentesh që i kemi dërguar në Prokurori dhe pas atyre që po i publikojmë sot. Rektori Rugova, në vitin 2010 ka deklaruar se ka pasuri të patundshme 2 ara ( 3800 m2 dhe 700m2), një livadh (1800m2) e një mal (6000m2) dhe për atë vit rektori deklaroi se posedonte të depozituara 15,000 euro. Rektori Rugova, në vitin 2011 ka deklaruar se me po të njëjtat ara, livadhe e me të njëjtin mal ka të depozituara 55,000 euro. Rektori Rugova, në vitin 2012 ka deklaruar se me po të njëjtat ara, livadhe e me të njëjtin mal ka të depozituar hiq me pak se 102,050euro. Këto deklarime janë kulmi i korrupsionit...”. /albeu.com/
Shtuar më 03/06/2012, ora 13:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori