Komuna e
Skenderaj ka nisur që disa ditë përgatitjet për
festat e 28 nëntorit, ku edhe ka publikuar agjendën se cilat janë
aktivitetet që do të zhvillohen në nder të festave.
Ndërkaq, Sheshi “
Adem Jashari” në
Skenderaj është stolisur më flamuj kuq e zi dhe me pankarta “LAVDI KOMANDANTIT ADEM JASHARI”.
Kryetari i kësaj komune, Bekim
Jashari përmes një postimi në ‘Facebook’ ka uruar shqiptarëve
festat e nëntorit, duke paralajmëruar edhe se janë bërë gati për
aktivitetet.
“
Skenderaj ynë, me ngjyrat e flamurit të shqiptarisë, të Ismail Qemalit,
Adem Jasharit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bërë gati për
aktivitetet që na presin këto ditë”, thuhet në njoftimin e tij.
Shtuar më 26/11/2018,
ora 11:50