Skenari i Brukselit për qeverinë e re
Të shqetësuar nga situata e vështirë politike në vend, Brukseli duket se ka përgatitur një skenar të sajën për qeverinë e re.

Me shumë gjasa qeverisja e ardhshme do të jetë teknike dhe personat që do ta përbëjnë atë nuk do jenë domosdoshmërisht personazhë me peshë politike, por ekspertë të fushës.

Brukseli ka vendosur njëherë që politika e Kosovës ta zgjidhë vetë ngërçin politik, e nëse ajo nuk mundet, atëherë do të vërë në zbatim planin e saj, transmeton Botapress.

Sipas planit, do të ketë një qeveri teknike me ekspertë të fushave të caktuara dhe pritet që në qeveri të mos jetë as Thaçi dhe as Haradinaj.

Edhe kryeministri i ri pritet të përzgjidhet me "zarf", sikundër ka ndodhur me presidenten Jahjaga.

Madje, është zbuluar dhe se kush do ta japë zarfin.

Ai pritet të jetë përfaqësuesi i Ashton në Kosovë, Samuel Zhgobar.

Megjithatë, sesa vërtetësi ka ky skenar ende nuk dihet. /albeu.com/
Shtuar më 30/06/2014, ora 10:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori