CHAMPIONS/ Man Utd pret Atalantën, sfidë për kreun e grupit: Formacionet e mundshme

Sot në mbrëmje luhen sfidat e mbetura në grupet e “Champions League”.

Një ndeshje interesante dhe që parashikohet të ketë gola dhe emocione është ajo midis Manchester United-Atalanta.

Ekipi i Solskjaer pret sot në “Old Trafford” zikaltërit e Gasperinit.

Klubi anglez vjen pas një disfate me rezultatin 4-2 ndaj Leicester në kampionat, ndërsa Atalanta me një fitore 1-4 ndaj Empolit.

Gjithsesi kjo ndeshje premton shumë dhe pritet të jetë e barabartë duke parë dhe statistikat ndërmjet tyre.
Atalanta sot luan për të ruajtur vendin e parë të grupit, nëse humbet, “Djajtë e Kuq” do të jenë kryesuesit e rinjë të grupit. /albeu.com

Formacionet e mundshme:

 


Shtuar 20.10.2021 10:14