Skenarët e Hashim Thaçit
Pëlqej
Partia Demokratike e Kosovës "po i nxeh motorrët" tashmë që ka edhe mbështetjen e Gjykatës Kushtetuese.

Duket se vendimi i gjykatës për ta njohur PDK-në si grupin politik kryesor në vend dhe dhënies të drejtë kësaj partie për ta zgjedhur kryetarin e parlamentit, ka "sjellë freski" ndër rradhët e PDK-së.

Partia e Thaçit po mendon disa skenarë për të dalë nga ngërçi në të cilin është përfshirë.

Burime të gazetës Tribuna brenda PDK-së, bëjnë të ditur se krerët e kësaj partie janë duke e shqyrtuar seriozisht situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, vendim i cili i jep të drejtën kësaj partie për ta propozuar emrin e kryeparlamentarit. /albeu.com/


Shtuar më 24/08/2014, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori