Skandali tek Tatimet në Durrës, zbardhen detajet: 4 punonjës në pranga, e pësojnë edhe administratorët

Janë zbardhur detaj e nga aksioni i SPAK tek Drejtoria e Tatimeve në Durrës, ku 10 persona akuzohen për mashtrim me skemën e TVSH duke marrë rimbursim nga shteti me fatura fiktive.

Burimet bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë në mungesë 10 masa sigurie, 7 me “arrest me burg” dhe 3 masa “detyrim paraqitje”.

Në pranga kanë rënë punonjësit  Regan Merdani, Enis Xhaferri, Ben Caka, Ali Agolli dhe Roland Avdo.

Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Durrësit prej disa muajsh ka hetuar një ngjarje të vitit 2016, ku 5 subjekteve private thuajse fantazmë kanë shmangur detyrimet fiskale, duke i shkaktuar shtetit 6 milion euro dëm me detyrime të papaguara pasi administratorë dhe punonjës firmash plotësonin fatura fiktive. /albeu.com/