Ndeshja e fundit e turneut, Allegri: Me Realin i takon Vlahovic, kënaqësi të shoh Di Marian të luajë

Massimiliano Allegri ka folur për ndeshjen kundër Real Madridit që mbyll turneun amerikan.

“Perin do të luajë në portë, pasi Szcnsny ka probleme”, tha fillimisht italiani. “Më pas duhet të vlerësoj Cuadradon, pastaj debutim në këtë turne do të ketë për Vlahovic dhe McKennie”, shtoi Allegri.

Di Maria?

“Është kënaqësi ta shohësh, me top dhe pa top. Ai është i ndryshëm dhe mund të bëjë ndryshe nga të gjithë. Roli? Ai është i mirë në kuptimin e lojës, ne do të duhet të jemi të mirë për ta “ndezur” atë në mënyrën të mundshme,” përfundoli ai. /albeu.com


Shtuar 30.07.2022 19:16